Predha ushtarake nga Serbia ne Elbasan bllokohet treni
Gjate kontrollit te kryer ne 16 vagonet e tij ne nje prej tyre u zbulua nje sasi predhash e municionesh ushtarake. Destinacioni ishte kompania turke Kurum ne Elbasan. Sipas burimeve zyrtare te policise se Shkodres behet e ditur se nga kontrolli fizik i ushtruar nga sherbimet e Stacionit te Policise Kufitare te Bajzes eshte konstatuar se ne njerin nga 3 vagonet e ngarkuar me skrap kishte municione luftarake predha artilerie djegore te montuara ne predha te cilat ishin te shperndara ne menyre te crregullt se bashku me pjesen tjeter te skrapit. Nga hetimi i kryer mbi levizjen e mallit ka rezultuar se treni ishte i linjes se Tuzit ne Mal te Zi dhe kishte hyre ne Bajze me 5 shtetas te huaj ne bord. Vagoni ku jane gjetur predhat bashke me hekurishtet e tjera eshte konstatuar se vinte nga Serbia nga firma NOVO METAL me destinacion furrat e shkrirjes se ish-Metalurgjikut. Ndonese predhat ishin te ndryshkura ekspertet e policise qe verifikuan nga afer municionet thone se ato perbejne rrezik te konsiderueshem per shkak te djegoreve qe ishin te montuara ne predha. Nese sasia e konsiderueshme do te perfundonte pa kontroll ne furra pasojat do te ishin fatale per punonjesit e Kurum. Deri ne sqarimin e plote te rrethanave ne te cilat hyne ne vendin tone municionet ushtarake te Serbise policia e Shkodres mori ne pyetje 5 shtetasit malazeze si dhe ka nisur hetimet per vepren penale te trafikimit te armeve dhe te municioneve. Per momentin pista kryesore ku jane shtrire hetimet eshte ajo se predhat jane futur ne menyre te rastesishme pasi nuk kane qene te plasura plotesisht por njekohesisht nuk eshte nenvleresuar edhe nje piste tjeter ajo e futjes qellimisht te predhave ne stokun e hekurave per skrap. Megjithese nuk ka prova te forta edhe kjo piste po ndiqet me seriozitet nga policia. Ne cilesine e proves eshte bllokuar vagoni me predha ndersa jane lene te lire 5 pjesetaret e linjes se trenit nga Mali i Zi.
SHKODER/ RITVAN DIBRA