Lumturimi i Wall Street
E gjeni dot se cilet kane qene dje me te gezuarit vec republikaneve per fitoren e tyre Bankieret e Wall Street. Ata ndihen te lumtur dhe me ne fund te relaksuar nga nje periudhe pushimzjarri legjislativ qe do tu jape frymemarrje me shume dhe do te perpiqet qe ti shpetoje nga rregullat e reja te reformes financiare te Obames.
Wall Street ka votuar dhe ka fituar. Ne zgjedhjet legjislative me te kushtueshme te historise amerikane kandidatet per postet legjislative kane harxhuar 2 miliarde dollare dhe ne kete mes kapitalizmi amerikan ka qene shume i qarte se cilen pale duhet te mbeshteste. Tashme u pa se kane marre fund ato kohe kur pasaniket e medhenj per te ruajtur nje lloj balance mbeshtesnin financiarisht te dyja partite edhe pse sigurisht pjesen e luanit ia jepnin gjithmone republikaneve. Ne keto zgjedhje vetem Dhoma Amerikane e Industrise ka derdhur 32 milione dollare kontribute financiare per zgjedhesit dhe 93 e tyre kane shkuar ne xhepat e kandidateve republikane.organizatat private kete shifer e kane tejkaluar.Organizata Amerika ne udhekryq eshte krijuar nga Karl Rove ish-strategu i Bushit ne Shtepine e Bardhe. Ai punoi per mbledhjen e fondeve nga industrialistet e pasur qe do te mbeshtesnin te djathten radikale. Per sa i perket edhe fenomenit te ri e te shumeperfolur te ketyre zgjedhjeve levizjes Tea Party ajo ka pasur nje financim shume te fuqishem dhe paksa okult Freedom Works nje komitet veprimi i mbeshtetur nga familja Koch e treta me e pasur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Behet fjale per nje perandori qymyri qe shkakton nje ndotje jashtezakonisht te madhe per ambientin.
Wall Street vete nuk e mban aspak te fshehte nderhyrjen ne fushaten zgjedhore. Dy nga bankieret me te medhenj te Wall Street Lloyd Blanfein i Goldman Sachs dhe Jamie Dimon i J.P. Morgan e kane akuzuar hapur administraten Obama se i ka demonizuar bankat dhe rreshtimi i tyre ne keto zgjedhje nuk eshte i veshtire qe te merret me mend. Nje Kongres i kontrolluar nga republikanet sipas bankiereve do te zhbeje fondet per hetimin e veprimtarise se bankave sic parashikohet te behet nga Sec organi qe vigjilon mbi burse. Bankat me te prekura nga veprimet e administrates se Obames e kane sulmuar hapur kete te fundit.