E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë, festohet Kurban Bajrami

PRISHTINE- Në Xhaminë e Qytetit në Prishtinë, besimtarët myslimanë falën Namazin e Kurban Bajramit. Muftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në mesazhin e tij ka thënë se Kurban Bajrami përforcon ndjenjën e humanitetit, të solidaritetit dhe të bamirësisë.

Ai ka kërkuar ruajtjen e “vlerave fetare e kombëtare” dhe punë për një të ardhme sa më të mirë të Kosovës, në mënyrë që “interesi i përgjithshëm i vendit të jetë mbi interesat e ngushta personale”.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›