E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnja bëhet gati për sprintin final, do edhe 6 pikë

Nga Julian Kasapi

Skuadra e drejtuar nga trajneri Malko i ka shanset të marrë maksimumin në ndeshjet me Adën në shtëpi dhe Kukësin në transfertë

Lushnjarët janë të gjithë të impenjuar për ndeshjen e së premtes me Adën, e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit. Verdhejeshilët vijnë pas një fitoreje shumë të rëndësishme në transfertë me Gramozin dhe, pas pushimit të së dielës, kanë nisur menjëherë punën për ndeshjen e radhës.

Ada vjen në Lushnjë pas humbjes në fushën e saj me Luftëtarin kryesues dhe do të përpiqet të reagojë, ndaj dhe ndeshja është vlerësuar nga stafi teknik dhe futbollitët. Në këtë moment do të ishte fatal edhe barazimi, kështu që lushnjarët po punojnë me seriozitet për të qenë fitues në këtë sfidë. Gjithashtu, të ashquajturat skuadra të vogla shpesh kanë rezultuar problematike për Lushnjën, edhe pse nuk e kanë potencialin e saj.

6 pikë Për stafin teknik ekzistojnë mundësitë e përzgjedhjes së futbollistëve në kuadër edhe të ndeshjes së fundit, asaj në Kukës të mërkurën e ardhshme, por e gjithë vëmendja është përqendruar tek Ada. Është theksuar edhe më parë nga lushnjarët se ndeshjet do të merren një nga, për të bërë detyrën në secilën prej tyre.

Për fazën e parë janë në lojë edhe 6 pikë, që myzeqarët synojnë ti marrin dhe të pretendojnë, pse jo, edhe titullin kampionë dimri. Futbollistët titullarë, edhe pse të lodhur nga ndeshja me Gramozin, pasi fusha ishte e mbushur me pellgje uji, po punojnë me ritme të larta që të jenë gati për një tjetër para tifozërisë së tyre, që do të jetë e teta radhazi. Tifozëria lushnjare, e ekzaltuar për ngjitjen e skuadrës në vend të tretë, mezi pret ta shohë atë fitojë sërish në shtëpi, me Adën kësaj radhe.

Lushnja ka llogari të hapura me këtë kundërshtar, që sezonin e kaluar i ka marrë pikë në Roza Haxhiu. Lushnja i ka të gjitha shanset për të marrë 3 pikë të tjera dhe për të përfituar ndoshta nga përplasja direkte mes Luftëtarit kryesues dhe Kukësit të vendit të dytë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›