Lushnja, rekord më shumë se 23 mijë të papunë
03/02/2005 LUSHNJE - Shifra tepër të larta të familjeve që kanë hyrë në skemën e ndihmave ekonomike shënohen në bashkinë e Lushnjës, ndërsa numërohen edhe një numër i madh të papunësh.
Gjatë vitit 2004, sipas burimeve të bashkisë së Lushnjës, mësohet se ishin 1545 familje që tërhiqnin ndihmën ekonomike, ndër të cilat 24 me ndihmë të pjesshme. Edhe pse janë hequr nga skema 38 familje për muajin dhjetor, 22 të tjera janë miratuar të shtohen sërish në janar.
”Numri i familjeve që marrin ndihmë në bashkinë e Lushnjës, thotë shefja e zyrës ekonomike në bashki, Ermira Prifti, është shumë i lartë në krahasim me numrin e përgjithshëm të popullsisë, çka tregon për nivelin shumë të lartë të papunësisë në këtë qytet. Brenda kësaj skeme ndihme figurojnë edhe 603 persona të kategorisë me aftësi të kufizuar, të cilët 2 muajt fundit janë përballur me vonesa të pajustifikueshme në marrjen e ndihmës”, pohoi Prifti.
Sipas të njëjtave burime të bashkisë së Lushnjës, mësohet se numri i familjeve që marrin kontribut dhe ndihmë ekonomike në qytetin e Lushnjës mbetet pothuaj konstant nga viti në vit. Kjo duket nga fondi i harxhuar, që i llogaritur shkon në 4.1 milionë lekë (të reja) në muaj, ose sa 73 për qind e fondit të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale.
I lartë është edhe numri i të papunëve në Lushnjë. Sipas shifrave zyrtare, në këtë bashki numërohen rreth 23 mijë të papunë. Kjo shifër mendohet se është edhe më e madhe, po të kihet parasysh numri i të papunëve të paregjistruar.
Në këtë drejtim, duke u bazuar në këto shifra, Lushnja konsiderohet një nga qytetet më problematike të Qarkut Fier, përsa i përket problemeve sociale dhe, në krahasim me Fierin dhe Mallakastrën ka numrin më të madh të familjeve që marrin ndihmë ekonomike, çka dëshmon për një varfëri më të madhe në krahasim me qytetet e tjera.