E Hënë, 2 Nëntor 2026

Izolohen komunat e largëta

03/02/2005  KORÇË – Bora ka bllokuar qarkullimin në aksin rrugor Korçë–Ersekë, ndërsa mësohet se është ndërprerë edhe komunikimi me disa komuna të tjera, në rrugët rurale të të cilave bora ka arritur një lartësi prej rreth 1.5 m.

Reshjet e borës të rëna në mënyrë të përsëritur ditët e fundit dhe me një dendësi të madhe në rajonin juglindor të Korçës, kanë krijuar një gjendje emergjence në qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve, si dhe në furnizimin me produkte ushqimore të tyre, në trajtimin mjekësor si dhe në frekuentimin e shkollave. Si të mos mjaftonte izolimi i deritanishëm i disa zonave malore si Vithkuqi, Voskopoja, Lekasi, Liqenasi etj., bora e fundit ka krijuar mjaft probleme edhe në qarkullimin midis qendrave kryesore të Qarkut të Korçës.

Reshjet e borës të rëna natën e kaluar, mësohet se kanë bllokuar segmentin rrugore në Qafën e Qarit, që lidh Korçën me rrethin e Kolonjës.

Nga burime të Shtabit të Emergjencës pranë prefekturës së Korçës, se gjendja e vështirë është krijuar edhe me izolimin e një komune të largët në rrethin e Pogradecit. Sipas të dhënave nga të njëjtat burime, mësohet se rreth 200 familje të komunës Proptisht të rrethit të Pogradecit dhe, pikërisht në fshatrat Kriçkovë, Homçan, Sllatinë, Selcë e poshtme, Homesh e Debrovë, kanë nevoja urgjente për ushqime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›