E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnjarët, me guxim për të fituar në Gjirokastër

Nga Julian Kasapi

Lushnja ka mungesa për ndeshjen e sotme, por trajneri i ri pret që skuadra të kapërcejë ngërçin psikologjik

Skuadra lushnjare ka lënë dje pasdite stadiumin Roza Haxhiu dhe është nisur drejt jugut, për tu grumbulluar në një prej hoteleve në afërsi të Gjirokastrës, ku sot ndeshet me vendësit e Luftëtarit. Lushnjarët kanë bërë një seancë paradite, nën kujdesin e trajnerit Saimir Malko dhe ndihmësit te tij Çuko, të cilët janë mundur të gjejnë formacionin më të mirë të mundshëm.

Mungesat Në fakt, janë stërvitur veç grupit Sefa dhe Dhima, që janë në dyshim për ndeshjen e sotme. Stafi teknik duket se do të ketë vështirësi në prapavijë, sepse edhe Sulo është i dëmtuar këtë javë. Një tjetër mungesë mund të jetë sulmuesi Fatjon Sefa, kështu që trajneri Malko është jo pak i shqetësuar. Janë disa mungesa, që do të mundohemi ti rikuperojmë.

Jam munduar të vijoj punën, duke e përmirësuar punën e këtij grupi futbollistësh, që ka vlera dhe është mjaft serioz. Ndeshja e nesërme (e sotme) është mjaft e vështirë për ne, pasi skuadra ende nuk është çliruan nga ngërçi I javëve të para të kampionatit, por them se nuk është e pamundur të fitojmë në Gjirokastër,” – ka thënë me guxim trajneri lushnjar.

Diferenca me rivalët Më tej, trajneri Malko ka shtuar: Nuk ka diferenca të mëdha në tabelën e klasifikimit me të ashtuquajturit pretendentë. Na ndajnë vetëm 4 pikë nga kundërshtarët dhe kryesuesit, diferencë që mendoj se është e rikuperueshme, por gjithmonë duke punuar dhe duke u përmirësuar.

Klubi lushnjar ka krijuar kushtet e duhura për futbollistët dhe stafin teknik për të qenë të grumbulluar në një hotel pranë Gjirokastrës. “Kemi bërë të mundur akomodimin e skuadrës për një natë para ndeshjes dhe mendoj se kjo është gjëja e duhur. Largësia është e madhe dhe mendoj se dhe futbollistët do të jenë nën kontrollin e duhur të stafit teknik. Nga ana jonë, nuk ka munguar jo vetëm mbështetja morale për skuadrën, por edhe materiale. Dhe do të jetë kështu për një skuadër, që ka si synim superligën,- ka thënë në fund drejtuesi i skuadrës lushnjare.

3 mungesa

Mund të keë lushnjarët në ndeshjen e sotme. Sulo është dëmtuar gjatë javës, kurse Dhima dhe Sefa janë në dyshim të fortë

2 transferta

Kanë luajtur në javët e para lushnjarët, të cilët janë mundur nëq fushën e Vlorës dhe kanë barazuar na Skrapar

 

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›