Lepenci dënohet me dy ndeshje pa shikues

Lepenci dy ndeshjet e radhës si vendas do t’i zhvillojë pa praninë e publikut. Këtë ndëshkim, skuadrës nga Kaçaniku ia ka shqiptuar të premten Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Këtë ndëshkim ndaj Lepencit, Komisioni Disiplinor i ka shqiptuar pasi ka gjetur argumente se kuqezinjtë të mërkurën që lamë pas kishin dështuar ta organizojnë siç duhet ndeshjen e tyre ndaj Trepçës ’89.
Kjo pasi me të përfunduar ai takim, afër zhveshtoreve dhe brenda tyre ishte sulmuar fizikisht gjyqtari kryesor i asaj ndeshjeje Artan Hoxha.
Kështu, Lepenci të dielën në duel me Trepçën nuk do ta ketë përkrahjen e ‘Fikshave’ në kuadër të xhiros së dhjetë të Superligës, por as në duel me KEK-un në xhiron e trembëdhjetë.