"Ujqërit e Levit në testin Kamza

/* */
Skënderbeu pësoi një humbje shokuese në Laç (2-1), në javën e 4-t e që solli edhe shkarkimin e ish-trajnerit Shpëtim Duro, njeriut që i siguroi titullin e dytë në historinë e klubit të themeluar në vitin 1909.
Sot (18:00), pasuesi i tij, çeku Stanislav Levi, do të synojë ta nisë me fitore debutimin e tij historik, jo vetëm si trajneri i parë i huaj që drejton Skënderbeun, por dhe i pari nga atdheu i Pavel Nedved, që drejton një skuadrën në Shqipëri.
Përballë kampionëve të Shqipërisë do të jetë Kamza, debutuesja historike e këtij sezoni në Kategorinë Superiore, por që dy sezone më parë, pikërisht atë 2009-2010, diskutoi me korçarët pa sukses një ndeshje plejof të vlefshëm për pjesëmarrje në Superligë.
“Ujqërit e dëborës” kanë grumbulluar vetëm pesë pikë nga katër ndeshjet e para, ndërkohë që në dy ndeshjet në “skrofullën” e tyre kanë marrë një barazim me Tomorin dhe një fitore me Shkumbinin.
Kamza, nga ana e saj ka pësuar tri humbje në katër ndeshje dhe nuk ka marrë asnjë pikë në transfertë.