Lushnja,sërish në Superiore “Llotaria” e penalltive i ka
“Llotaria” e penalltive i ka dhënë shpërblimin e merituar një Lushnje, që në pamundësi për ta konkretizuar gjatë 120 minutave, ngjitjen në Superiore e siguroi nga 11-metrat.
Ndërkohë që dha dënimin e rëndë për Kastriotin, që sezonin e ardhshëm do ta luajë një kategori më poshtë. E të thuash që krutanët e nisnin si favoritë takimin e “Qemal Stafës”, por prodhuan fare pak. Dy zëvendësime brenda 30 minutave të para dhanë imazhin e një Kastrioti të pafuqishëm. Sidomos manovra sulmuese la shumë për të dëshiruar. Diçka që kuptohej, vetëm duke shikuar sulmuesin kryesor, Rizvanolli, i cili jo vetëm ishte i vetmuar atje përpara, por edhe në një ditë jo të mirë. Në të kundërt, lushnjarët të udhëhequr në fushë nga dy kapitenë njëherësh, Hasalla me shiritin në krahë dhe legjendari Elezi me përvojën e tij, u shfaqën disa herë të rrezikshëm në portën krutane. Gjithsesi, nëntëdhjetë minutat e kohës së rregullt u mbyllën pa gola, megjithëse pikërisht Lushnja pati rastin më të mirë për të zhbllokuar, me një penallti të humbur. Asnjë gol nuk sollën as 30 minutat shtesë.
U deshën penalltitë për të caktuar fituesin. Nigeriani Osuji dhe gjirokastriti Braho gabuan dy penalltitë e para për Kastriotin. Nga krahu tjetër, Xhafa e Canka u treguan të pamëshirshëm, duke i dhuruar Lushnjës një avantazh 2-0. Brahja e Gallo fiksojnë realizimet e para për Kastriotin, por Bubeqi nuk gabon për herë të dytë, teksa Gersi Arbëri vulos rikthimin e Lushnjës mes më të mirëve, pas dy sezoneve mungesë. Kurse Kastrioti në Kategorinë e Parë do t’i bëjë shoqëri Besëlidhjes e Skënderbeut, dy skuadrave të tjera të Superiores për të cilat ky sezon dha verdiktin e hidhur të zbritjes një kategori më poshtë.