E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arabia, divorc i detyruar, çështja në OKB

Një çift në Arabi jetonin të lumtur dhe të dashuruar deri në momentin kur vëllezërit e vajzës kanë bërë një gjyq islamik, sipas të cilit, fisi i bashkëshortit të motrës së tyre nuk ishte 

në lartësinë e duhur për të pasur të motrën në familje dhe kështu detyruan me këtë gjyq divorcin. Martesa u anulua. Menjëherë pas kësaj çifti detyrimisht u nda. Vajza nuk ka pranuar të kthehet në shtëpinë e prindërve të saj dhe është strehuar në një azil shtetëror, bashkë me të bijën që kishte lindur ndërkohë. Çifti iu drejtua Kombeve të Bashkuara. Raste të tilla, në Arabinë Saudite ka me shumicë, por ky rast divorci mes Fatima Azzaz e Mansur al Timani u bë specifik në momentin që u denoncua nga eksperti i Kombeve të Bashkuara mbi shkeljet e të drejtave të grave, Yakin Erturk gjatë një takimi në Riad në muajin shkurt. Erturk ka kërkuar nga autoritetet saudite që të rishikojnë vendimin e divorcit të çiftit, dhe ka marrë në përgjigje nga këto autoritete premtimin se çifti do të mund të kthehet i bashkuar. Por kjo nuk ka ndodhur dhe tani Mansur ka sfiduar autoritet e vendit të tij që e kanë censuruar t’i referohet shtypit, duke iu drejtuar organizatave ndërkombëtare për tutelën e të drejtave të njeriut, që të bëjnë presion në Riad me mundësinë që t’i lejohet përsëri kthimi përkrah bashkëshortes së tij Fatima.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›