Nepalezi 76-vjeçar, rekord në Everest
Një nepalez 76-vjeçar është personi më i moshuar që ka arritur të ngjitet në majën e malit Everest, më i larti në botë.
Min Bahadur Sherchan u ngjit në majën e lartë 8.850 metra mëngjesin e djeshëm bashkë me shoqëruesit e tij. Lajmin e ka konfirmuar një nëpunës i Ministrisë nepaleze të Turizmit, Ramesh Chretri, duke shtuar se atleti i moshuar është në gjendje të mirë shëndetësore dhe realizoi edhe zbritjen nga mali. “Rekordmeni i ri është një ish- ushtarak, i cili ka përvojë të gjatë në ngjitjet në lartësi dhe merret me sport në mënyrë aktive”, tha Chretri. Sherchan është vetëm 24 ditë larg ditëlindjes së tij të 77-të dhe ka thyer kështu rekordin e moshës të ngjitjes në majën e këtij mali të zotëruar vitin e kaluar nga një mësues japonez 71-vjeçar, Katsusuke Yanagisawa. Ndërsa planifikonte ngjitjen, Sherchan ka thënë para gazetarëve se ai ka dëshiruar që të jetë një inspirim për qytetarët e tjerë të moshuar. Ai ishte krenar se shumë nepalezë kanë shënuar rekorde në ngjitjen e malit Everest, kështu që edhe titulli i ngjitësit më të moshuar të Everestit duhet t’i përkiste Nepalit. Më shumë se 3 000 njerëz janë ngjitur në malin Everest, që kur ngjitja u realizua për herë të parë në vitin 1953 nga zelandezi Edmund Hillary dhe nepalezi Tenzing Norgay.