Olta Boka: Votimet dihen që janë politike
Në mbrëmje janë nisur nga Beogradi drejt Shqipërisë, Olta Boka dhe i gjithë stafi përfaqësues në “Eurosong”.
Dje rreth orës 21:00 i kanë hipur avionit për në Tiranë, ku me vete morën edhe fitoren e hyrjes në finale. Pas garës së madhe të këngës, e pyetur nga “Panorama”, 16-vjeçarja shqiptare, e cila mori pjesë në këtë eveniment me këngën “Zemrën lamë peng” të kompozitorit Adrian Hila dhe autorit të tekstit, Pandi Laço, është shprehur se, ndihet përveçse e lumtur dhe gjithashtu edhe me fat. “Ne kishim shansin e madh që hymë në finale, pavarësisht vendit që u renditëm”, shton këngëtarja e re, e cila përfaqësoi denjësisht Shqipërinë. E pyetur për vlerësimin që iu bë këngës shqiptare me vetëm 55 pikë, Olta shprehet: “Përsa i përket vlerësimit them se të gjitha votimet dihen se si funksionojnë. Fakti është krejtësisht evident si votime politike që janë, por ne fituam vendin e 16-të dhe them se është diçka e mirë për mua”. Ndërkohë mbrëmjen e së shtunës, Boka është vlerësuar me pikët maksimale nga Maqedonia, 10 pikë janë marrë nga Greqia, tetë pikë nga Zvicra e Kroacia, shtatë pikë nga Mal i Zi, ndërsa katër pikë nga Sllovenia, tre pikë janë marrë nga San Marino dhe një pikë nga Bosnjë-Hercegovina, Turqia dhe Azerbajxhani. Ndërkohë mediat serbe deri para natës finale shkruanin se sipas kritikëve të muzikës, gjithmonë duke u bazuar në sondazhet e bërë nëpër internet, si pretendente për të fituar kanë qenë Spanja, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Islanda dhe Shqipëria. Madje, gazeta beogradase “Blic” shkruante se, në një anketë të bërë të mërkurën, e ka renditur këngëtaren shqiptare në vendin e katërt. “Jam pak e informuar për këtë punë, gazetat kisha mundësi t’i lexoja, por nuk jemi kompetentë për këtë punë, nuk di ç’të them. Besoj se secili prej nesh e ka pasur parasysh vlerësimin që do të bënin”, thekson ajo. Ndërkohë nuk harron të tregojë se ditët e qëndrimit në Beograd kanë qenë sa intensive, po aq edhe interesante. Boka ka ndjerë në çdo moment inkurajimin e dhënë dhe mbështetjen e madhe nga grupi i madh i delegacionit që e shoqëronte në këtë aktivitet, si kompozitori, autori i tekstit, po aq edhe drejtuesit e RTSH-së.