E Diel, 1 Nëntor 2026

TAP drejt mbylljes marreveshja politike

Konsorciumi i projektit për ndërtimin e gazsjellësit TAP po punon për arritjen e një marrëveshje politike të një niveli të lartë mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë. Kështu ka komentuar në Bruksel drejtori i marrdhënieve me jashtë të projektit TAP, Michael Hoffmann.

“Jemi duke punuar edhe me qeverinë italiane, ka thënë Hoffmann dhe duhet të reagojmë si një skuadër. Projekti ka avancuar dhe tashmë duhet të vijojmë me një marrëveshje të një niveli të lartë, më parë ajo ndërministrore e më pas ajo ndërqeveritare mes vendeve të interesuara të projektit”- ka shtuar ai.

Gara mes TAP dhe Nabucco Uest, dy projektet ende në garë për të ashtuquajturin korridori i jugut të konsorciumit Shah Deniz, do të mbyllet në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, kështu që marrëveshja e parë politike duhet të përfundojë menjëherë pas sezonit veror dhe e dyta mes fundit të 2012-2013.

Drejtori për marrdhëniet me jashtë i TAP, Hoffmann ndër të tjera ka deklaruar se Komisioni Europian i ka siguruar për neutralitetin total të tij në garën e hapur nga Shah Deniz. Prioritet mbetet, ka thënë ai, furnizimi me gaz nga Kaspiku pavarësisht gazsjellësit të zgjedhur.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›