E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armitage Reformat ekonomike te qeverise histori suksesi

Reformat ekonomike të ndërrmarra nga shteti në ndihmë të biznesit shqiptar, janë një histori suksesi. Kështu është shprehur drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Jug-Lindore, znj. Jane Armitage në takimin e zhvilluar me ministrin e Ekonomisë Edmond Haxhinasto. Në këtë takim përfaqësuesja e lartë e Bankës Botërore i ka dhënë mbështetjen e institucionit më të lartë financiar botërore zhvillimeve ekonomike në Shqipëri. Znj Armitage ka theksuar se Banka Botërore do të jetë një mbështetëse për ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës në reformat që ajo do të ndërrmarrë në ekonomi dhe fushën energjetike. Ndërsa ministri i METE Haxhinasto e ka vënë theksin në këtë takim tek rëndësia e vazhdimit të projekteve në fushën energjetike, si në investimet për Sigurinë e Digave, apo në Investimin e kryer në Termocentralin e Vlorës, që ka një rëndësi të veçantë për gjenerimin e energjisë elektrike në vend. Për kreun e ministrisë së ekonomisë thithja e investimeve të huaja direkte në Shqipëri dhe përmirësimi i klimës së biznesit janë nga prioritetet kryesore të ministrisë që ai drejton.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›