E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie popullariteti i Merkel ne Europe

Ndërsa shumë spanjoll vijojnë të kenë një opinion të mirë për Gjermaninë, popullariteti i kancelares Merkel  ka rënë gjatë muajve të fundit, sidomos me qëndrimin e saj mbi masat shtrënguese në përballimin e krizës së borxhit publik në vendet e Eurozonës. Merkel fajësohet për goditjet e Europës dhe si përgjegjëse për shkurtimet e thella që janë vendosur. Dhoma e ulët gjermane ka aprovuar me shumicë votash kontributin që eurozona duhet të japë për bankat spanjolle, por sërish imazhi i Merkel mes spanjollëve që po vuajnë nga ulja e pagave dhe rritja e taksave, nuk ndryshon asgjë. 
Për revistën satirike El Jueves' Merkel është një objektiv i lehtë. Është prezantuar si një dominuese, miss Spanja apo një mësuese e egër me kryeministrin spanjoll Rajoy si një skllav i vullnetit të saj të mirë.
"Merkel është më e lehtë për  parodi, sepse ajo është kreu më i dukshëm i Evropës dhe kjo është  arsyeja pse ne e kemi atë në kopertinat tona," thotë drejtoresha e revistës duke shtuar se kjo nuk është plotësisht e drejtë për Merkel.
Protestat janë kthyer në masive në sheshet spanjolle kundër masave shtrënguese të aprovuar nga qeveria prej 65 miliardë euro. Në mesin e protestuesve një nënpunëse në ministrinë e Drejtësisë thotë se Merkel është shkatërrimtarja e Spanjës.
“Ju them se pjesa tjetër e Europës dhe vendet që nuk janë aq të fuqishme se ajo po na shtyp. Ajo po na bën shumë keq dhe nuk e di se bizneset e tyre jetojnë nga eksportet drejt vendeve të tjera sic është edhe Spanja”, u shpreh ajo. 
Ndërsa një tjetër punonjëse Susana Chausal shprehet se nëse Gjermania dëshiron të vendos standardet e saj  atëherë spanjollët duhet të gëzojnë të njëjtat përfitime sociale si gjermanët. 
Sondazhet e fundit tregojnë se popullariteti i Angela Merkel ka rënë ndjeshëm në Spanjë. Sipas anketimeve ajo renditet tani pas presidentit amerikan Obama, presidentit francez Hollande madje edhe pas presidentit të KE, Barroso. 
Për Carmen Gonzalez-Enriquez  analiste në institutin Cano, kjo rënie ka shumë arsye.
"Ka shumë arsye për të menduar se ajo, personalisht, jo vetëm qeveria e saj, por ajo personalisht, është në një pozitë ku ajo mund të zvarr ndihmën financiare deri në momentin e fundit. Ndjenja në Spanjë është se Gjermania do të detyrojë ato vende në vështirësi derisa ata janë në buzë të humnerës dhe vetëm atëherë Gjermania do t'u japë atyre një dorë.”
Gonzalez-Enriquez gjithashtu thotë se ndërsa popullariteti i Merkelit është në venitje, shumë spanjolle   tani e vendosin shpresën e tyre tek Hollande cilit  është më i butë me metodat e rritjes të BE-së.  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›