E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, Përmbarimi lë familjen në qiell të hapur

Një familje nga fshati Krutje e Siperme e rrethit të Lushnjes ndodhet në qiell të hapur, pasi zyra e permbarimit ka vendosur ti nxjerrin jashte nga banesa. Kryefamiljari akuzon permbaruesit se kanë vepruar pa vendim gjykate. 

LUSHNJE- Zyra e permbarimit prane Gjykates se Shkalles Pare ne Lushnje ka lene ne qiell te hapur familjen e Gjergji Pupit nga fshati Krutje e Siperme. Inspektoret e permbarimit pa patur asnje vendim gjykate dhe ne menyre abuzive kane nxjerre te gjitha orendite dhe rrobat e familjes Pupi nga banesa. Kryefamiljari, Gjergji Pupi akuzon permbaruesit se kane zbatuar nje vendim ne kundershtim me ligjin pasi ceshtja e shtepise se tij eshte ende ne proces gjygjesor.

Gjergj Pupi së bashku me familjen e tij ka rreth 10 vjet qe jeton ne kete banesë. Me pare ai kishte pasur nje konflik me vellain e tij Agron Pupi i cili ka hedhur ne gjyq Gjergjin per ti marre shtepine. Sipas pretendimeve te vete Gjergjit vellai i tij Agroni e ka fituar me domkumenta falso kete gjyq. Jashte kameres se Neës 24 shefi i zyres se permbarimit Zyber Shehu shprehet se zyra zbaton te gjitha vendimet e ardhura nga gjykata e Lushnjes sic eshte edhe rasti ne fjale per largimin nga shtepia e shtetasit Gjergji Pupi.

(NEWS24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›