Burrel, kapen 10 celularë në burgun e sigurisë së lartë
BURREL- Bllokohen në burgun e Burrelit disa aparate celulare. Mëngjesin e sotëm gjatë një kontrolli rutinë të gardianëve të burgut është konstatuar prania e disa celularëve. Paraprakisht mësohet se numri i celularëve të bllokuar është rreth 10 dhe jane kapur në zonën D te burgut, pikërisht ku vuajnë dënimin dhjetëra të burgosur me burgim të perjetshem.
Në burgun e sigurisë së lartë në Burrel vuajnë dënimin rreth 210 të burgosur, 40 prej të cilëve janë të dënuar me burgim të përjetshëm mes tyre Zani Caushi, Jaho Mulosmani etj. Pikërisht në zonën D të burgut ku qëndrojnë këta persona, gardianët kanë gjetur edhe aparatet celulare, prania e të cilëve është e paligjshme. Paraprakisht mësohet se celularët janë përdorur nga të burgosurit për të komunikuar me njerëzit jashtë burgut. Ky nuk është rasti i vetëm që në burgjet e sigurisë së lartë në vend, kapen mjete të palejushme.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)