E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, arrestohen tre persona, vodhën 30 mln lekë

Shërbimi i hetimit dhe zbulimit të krimit në Lushje, ka bërë të mundur arrestimin e shtetasve, Shkëlqim Allkaj, 20 vjeç, Kujtim Karaj,18 vjeç dhe Bajram Muça, 18 vjeç.
 

Sipas uniformave blu, të tre shtetasit, në bashkëpunim me njeri tjetrin, i kane vjedhur shtetasit Nazmi Muça, 30 mln lekë. Ndërkaq, bëhet e ditur se personi i cili është grabitur, është tregtar materialesh ndërtimi.
 

Të tre shtetasit e sipërpërmëndur, akuzohet për veprën penale të vjedhjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›