E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në Sarandë, përfshin dhjetra hektarë të pyllit

Kurora e pyllit në Sarandë është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë rreth orës 17:00 të pasdites së sotme, ndërkohë që brenda pak minutash flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë dhjetëra hektarë të pyllit.
 

Zjarri i rënë në afërsi të Manastirit të “40 Shenjtorëve”, ka përfshirë një sipërfaqe rreth 500 m2, dhe vënë në rrezik disa banesa.

Forcat e policisë dhe zjarrfikësve kanë ndërhyrë menjëherë për të shuar vatrën e zjarrit. Shkaku i rënies së zjarrit nuk dihen ende, ndërsa forcat e policisë tashmë kanë nisur hetimet.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›