Lushnjë, bllokohen katër makina luksoze
Agjentët e Seksionit të Antitrafikut në Drejtorinë e Policisë Fier, në bashkëpunim me ata të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, kanë kryer një operacion të koduar "Pranvera", gjatë të cilit kanë bllokuar katër automjete luksoze. Sipas burimeve zyrtare të policisë, katër automjete të markës BMË, me targa TR2404K, DR5194E, LU 8888B dhe DR 5534D, kanë rezultuar të vjedhura në Itali dhe janë sekuestruar. Të katër pronarët e këtyre mjeteve janë banorë të qytetit të Lushnjës. Pas verifikimit të dokumentacionit të makinave të tyre, policia vendosi t‘i ndjekë penalisht në gjendje të lirë pronarët. Mësohet se këta të fundit kanë thënë për policinë se mjetet i kanë blerë në Durrës, në konsecionarë të ndryshëm.