E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni, Skënder Bokçiu kërkon lirinë

Megjithëse i kanë mbetur vetëm 20 ditë për të vuajtur në burg, njëri nga të dënuarit me grupin e ish-zyrtarëve të Ministrisë së Transporteve, ka kërkuar nga gjykata lirimin para kohe. Skënder Bokçiu, biznesmeni i dënuar me 1 vit 20 muaj heqje lirie ka depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë në kryeqytet një kërkesë për lirim para kohe. Burimet zyrtare nuk sqaruan motivet e kësaj kërkese, por shqyrtimi i saj ende nuk ka nisur. Mendohet që kërkesa të jetë përgatitur përpara se gjykata të jepte vendimin e saj për dënimin e Bokçiut dhe gjashtë personave të tjerë, të akuzuar për korrupsion dhe dhënie ryshfeti në tenderët për disa akse rrugore kombëtare. Gjithsesi ajo është depozituar vetëm tani kur Bokçiut i kanë mbetur 20 ditë burg.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›