Lushnje, burrë e grua mbyten në lumin Shkumbin
LUSHNJE- Burrë e grua janë mbytur në lumin Shkumbin. Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi sot në mesditë, në fshatin Sulzotaj. Nuk dihen ende rrethanat, ndërsa është bërë i mundur identifikimi i viktimave. Ata janë Rexhep dhe Saje Shehu, përkatësisht 67 dhe 49 vjec. Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për të zbardhur detajet si ka ndodhur mbytja.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)