Lushnje, gjendet i pajetë 47-vjeçari

Mëngjesin e ditës së hënë në qendër të komunës së Dushkut në Lushnje është gjetur pa jetë trupi i një mashkulli mbi traversat e hekurudhes. Behar çela, 47 vjeç banor i fshatit Konjat i komunës Dushk, është gjetur në orën 06.30 të mëngjesit të së hënës nga banorët e fshatit. Sipas këtyre të fundit çela, njihej si përdorues i pijeve alkoolike dhe dyshohet se ka konsumuar sasi të madhe alkooli, e cila mund t'i ketë shkaktuar edhe vdekjen. Specialistët e policisë kriminale të komisariatit të Lushnjes, kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për ekzaminimin dhe ekspertizën e rastit. Trupi i pa jetë i 47 vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes për t'u bërë dhe autopsia e cila do të hedhë dritë mbi shkakun e vërtet të vdekjes. Por pista kryesore sipas policisë është përdorimi i tepërt i alkoolit.