E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenerali Petreas thotë se ofensiva në Afganistan është vetëm fillimi

Gjenerali Petraeus thotë se beteja e Marjah është vetëm fillimi.

"Ky është vetëm operacioni i fillimit i një fushate që do të zgjasë nga 12 deri 18 muaj nderkohë që gjeneral McChrystal dhe ushtria e tij e kanë krehur rajonin."

I ftuar në programin Meet the Press të kanalit televiziv NBC, zoti Petraeus tha se armiku ishte i vështirë. Ai nuk parashikoi se sa do të zgjaste operacioni në Marjah, një bazë tradicionale kjo për talebanët. Ai tha se luftimet ishin të ashpra.

"Kur jemi në mësymje dhe shkatërrojmë vendstrehimet e talebanëve dhe elementeve të tjera ekstremiste, ata do të kundërërgjigjen. Kjo po shihet në Marjah dhe në disa zona të tjera.”

Gjenerali foli nga Tampa e shtetit të Floridës ku ai kryeson Komandën Qendrore Amerikane e cila është përgjegjëse për operacionet në Afganistan dhe Irak. Ai përmendi vështirësitë me të cilat u përballën në Irak kur ish presidenti Xhorxh Bush dergoi trupa shtesë. Gjeneralit amerikan ju shtrua përsëri pyetja nëse vendi duhet të përgatitet për humbje të mëdha në betejë.

"Do të jetë e vështirë, ishte e vështirë në Irak. E kam përsëritur disa herë se këto lloj përpjekjesh janë të vështira dhe janë të vështira gjithnjë. Nuk përdor fjalët optimizëm apo pesimizëm por jam realist. Realiteti është i vështirë, por ne jemi atje për një arsye tejet të rendësishme dhe nuk mund ta harrojmë këtë."

Strategjia e administratës së presidentit Obama për Afganistanin mori një votëbesim të dielën nga gjenerali në pension Colin Powell, i cili shërbeu si sekretar shteti gjatë mandatit të parë të presidentit Bush.

Ai tha se ishte një plan i mirë dhe terësor. Por në të njëjtën kohë ai pranoi shqetësimet nëse qeveria afgane do të jenë të gjendje të mbajë gjendjen nën kontroll pasi trupat e NATO-s të përzënë talebanët.

"Shpresoj që të rritet kapaciteti i tyre. Ushtria afganase është përmirësuar por ende jo deri tek standartet amerikane. Po ashtu edhe policia ka shumë për të bërë, ata ende nuk gëzojnë besimin e popullit."

Ish gjenerali Powell u intervistua në programin Face the Nation të kanalit televiziv CBS. //kh//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›