E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, mbytet në rezervuar 45-vjecari

LUSHNJE- Një 45-vjecar ka humbur jetën pasditen e sotme duke u mbytur në një rezervuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në fshatin Germenj të rrethit të Lushnjes.

Burime të policisë bëjnë të ditur se 45-vjecari Fatos Prendi ka shkuar për tu larë në rezervuarin e zonës i shoqëruar nga një tjetër person dhe nuk ka mundur të dalë nga siperfaqia e ujit.

Menjëherë ka ndërhyrë për ti dhënë ndihmën e parë personi që e shoqëronte, i cili ka njoftuar edhe policinë, por gjithcka ka rezultuar e pasuskesshme.

Shkaku i vërtetë i vdekjes së 45-vjecarit Prendi dyshohet se ka qenë nje atak-kardiak, ndërsa ka qenë duke u larë në ujërat e rezervuarit.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›