Universitetet, Kule: Duhen fonde për përkthimin e literaturës
TIRANE- Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Dhori Kule, deklaron se fakultetet janë gati të përkthejnë tekste të autorëve të huaj, por nevojiten fonde të posaçme.
"Duhet të përkthejmë tekste të autorëve të mirë për departamentet, por pengesa është bërë nga mosfinancimi. Kishte një premtim që do viheshin 50 milionë lekë në dispozicion për përkthimet, por ene nuk është bërë realitet", vuri në dukje Kule.
Përkthimi i teksteve të huaja është një iniciativë e kërkuar nga Kryeministri Sali Berisha. Qershorin e vitit të kaluar, kohë kur u zhvillua konferenca kombëtare "Reforma e mësuesisë. Formimi Universitar i mësuesve sipas standarteve evropiane”, Kryeministri i vendit i kërkoi ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, që të nisë përkthimi i teksteve për universitetet, duke theksuar se dija dhe shkolla duhet të bazohet në tekstet më të mira, të cilat mbijetojnë vetëm në anglisht.
(s.g/atsh/balkanWeb)