E Shtunë, 31 Tetor 2026

OST kërkon rritje të çmimit të energjisë për 2012

TIRANE- Kompania publike e Transmetimit të Energjisë, OST, kërkom rritjen e çmimit të energjisë për vitin 2012. Burime zyrtare të OST-së, të cilat u referohet sot atsh, bëjnë të ditur se OST i ka kërkuar ERE-s që të miratojë propozimin e saj që tarifa mesatare e shërbimit të transmetimit të energjisë elektrike për vitin 2012, të jetë në nivelin 0.73 lekë/kwh.

OST menaxhon sistemin e transmetimit të energjisë për KESH-in dhe kompanitë private që operojnë prej vitesh në Shqipëri, si CEZ, HEC-et private dhe kompani, të cilat merren me tregtimin e energjisë elektrike.

ERE nisi në 27 shtator shqyrtimin e kërkesave për rritje të çmimit të energjisë për vitin 2012 nga tre kompanitë, CEZ Shpërndarje KESH sh.a dhe OST-ja.

ERE do të dalë me konkluzionet përkatëse pas shqyrtimit të aplikimeve dhe verifikimeve të nevojshme, të cilat lidhen me monitorimin e investimeve dhe kostot nga të tre kompanitë.

CEZ Shpërndarje i ka kërkuar ERE-s miratimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për vitin 2012 mesatarisht 4.5 për qind.

Aktualisht, çmimi i energjisë për familjarët është 7.7 L/kWh për brezin e parë të faturimit dhe 13.5 L/kWh për tejkalimin e brezit prej 300 kwh/muaj.
Tarifa aktuale e çmimit të energjisë e KESH -it është 0.63 L/kWh dhe e OST, 0.6 L/kWh.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›