Lushnjë, merr flakë makina me impiant gazi
Një automjet ka shpërthyer mbrëmjen e së mërkurës në bulevardin kryesor të qytetit të Lushnjës. Automjeti tip “Opel” Vektra, me targë LU 0740 C ndodhej i parkuar kur ndodhi ngjarja, duke mos shënuar ndonjë të lënduar. Pronarët e disa dyqaneve pranë kanë deklaruar se kishin dëgjuar shpërthimin e më pas flakët që mbuluan gjithë automjetin. Dëshmitarët njoftuan policinë dhe zjarrfikëset dhe u përpoqën të mbanin larg flakët. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësit, pasi rruga është një nga rrugët më të frekuentuara. Fatmirësisht në momentin e djegies në makinë nuk ka pasur njeri e as kalimtarë që mund të pësonin plagë. Nga hetimet e para të bëra nga grupi hetimor i Komisariatit të Lushnjës, shkak ka qenë një shkëndijë elektrike në impiantin e gazit, e cila ka shkaktuar dhe flakët. m.r