E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj: Abuzime me tekstet, këtë vit do shiten në shkolla



zirina llambro

Abuzime me çmimet, radhë të gjata në librari, kompensim i mangët i nxë-nësve dhe cilësi e dobët e teksteve. Megjithëse për më shumë se 4 vjet u trumbetua nga ish ministri Pollo, si ndër reformat më të suksesshme në arsimin parauniversitar, duket se nuk ka qenë vërtet kështu. Përkundër ankesave të prindërve, nxënësve dhe mësueseve për cilësinë e dobët te teksteve alternative në shkolla, MASH ka mbrojtur me forcë reformën e Altertekstit. Tanimë ky dikaster pranon hapur shkeljen e standardeve për botimin e librave shkollorë. Kreu aktual i saj Myqerem Tafaj gjatë një konference për shtyp deklaroi dje në paketën e Altertekstit do të ketë ndryshime thelbësore. Duke bërë me dije se një pjesë e fletoreve te punës dhe ushtrimeve janë shitur me çmime 2 deri ne 3 herë më të larta se vetë libri,Tafaj theksoi se në shkolla nuk do të hyjë më asnjë libër i pacertifikuar. “Kjo do të bëjë që të ulet shpenzimi i madh që bënin familjet shqiptare për fletoret dhe librat e ushtrimeve që shiteshin në një mënyrë abuzive në shkolla”, tha ministri. Ai shtoi se këtë vit tekstet nuk do të shiten më në librari,por brenda shkollës. Shkollat do të vënë në dispozicion mjedise për të gjithë botuesit që kanë fituar të drejtën e çuarjes së librit në atë shkollë mbi bazën e përzgjedhjes. Kjo do të eliminojë radhët e gjata dhe do të sigurojë një mbikëqyrje të drejtpërdrejtë nga Drejtoria e Shkollës për librat që shiten. “është çështje krejtësisht e botuesit, e cila kështu ka qenë dhe kështu do të mbetet. Vetë botuesit do ta çojnë librin në shkollë, por Drejtoria e Shkollës ka mundësinë të mbikëqyrë direkt procesin brenda saj”,theksoi kreu I MASH. Do të ndryshojë gjithashtu edhe vlerësimi i autorëve. Grupi i autorëve do vihet në fokus të vlerësimit për cilësisë së tekstit. “Deri tani ALTERTEKST-i ka vënë në plan të parë botuesin. Kjo pjesë do të ndryshojë”,tha Tafaj. Ai ftoi studiuesit, pedagogët dhe mësuesit më të talentuar të Shqipërisë të kontribuojnë në këtë proces. Ministri u ndal në procesin e subvencionimit të librit shkollor. Ai shpjegoi se masa e rimbursimit për këtë vit do të jetë 100% për nxënësit e familjeve që marrin ndihmë ekonomike dhe 50% për nxënësit, kryefamiljarët e të cilëve kanë një pagë mujore nën 30 mijë lekë. Për nxënësit e minoriteteve librat do të jenë falas.

Paketa e Altertekstit 2010-2011

Kushte të barabarta konkurrimi për të gjithë aktorët e tregut të librit shkollor.

Transparencë në procedurat e vlerësimit të teksteve,sidomos të autorit apo të grupit të autorëve.

Cilësi më të lartë të botimit dhe tregtimit
të librit.

Kompensim përmes rimbursimit të nxënësve që vijnë nga familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike dhe kategori të ulëta të pagës.

Botimin për herë të parë nëpërmjet konkurrimit të teksteve për fëmijët e emigrantëve shqiptarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›