Lushnjë, një viç me gjashtë këmbë dhe dy sekse
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Lushnjë. Një viç me gjashtë këmbë dhe dy organe gjenitale ka 15 ditë që ka rritur kuriozitetin e banorëve të zonës dhe specialistëve të bujqësisë. Pëllumb Kasapi, një 43-vjeçar nga Karbunara e Lushnjës, është i zoti i kësaj qenieje të pazakontë që ka pjellë lopa e tij. Fermeri tregon se dy këmbët "shtesë" janë vendosur pas këmbëve të pasme dhe qëndrojnë pothuajse të puthitura me to, duke bërë të pamundur që viçi të mbajë ekuilibrin. Specialistët e bujqësisë tregojnë se pas ngjizjes duhet të kishin lindur dy viça, por ndonjë devijim mund të ketë çuar në shfaqjen e anomalisë.