E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohej për vrasje, dorëzohet në polici

Një nga autorët e një vrasjeje të ndodhur në muajin prill në mes të qytetit të Shkodrës është dorëzuar dje pasdite në Policinë e Shkodrës. Personi në fjalë, Basri Baba, 32 vjeç, banues në fshatin Mjedë, ishte shpallur në kërkim prej më shumë se një muaji nga blutë e Shkodrës. Më 8 prill, në qendër të qytetit të Shkodrës, i riu kishte tentuar të vriste një person me të cilin kishte pasur një konflikt të çastit, por gabimisht ka qëlluar për vdekje me armë zjarri një person tjetër, Nadir Qukun. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të një lokali në qendër të qytetit, në anë të rrugës pedonale.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›