E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnjë, përplaset me makinën, vdes motociklisti



LUSHNJE - Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnjë. Aksidenti ndodhi pikërisht në vendin e quajtur "Pushimi i shoferit". Sipas policisë përplasja ka ndodhur mes një automjeti tip BMW me targa greke dhe një motoçiklete. Drejtuesi i motoçikletës, i cili deri në mbrëmje vonë nuk ishte identifikuar, mbeti i vdekur si pasojë e përplasjes së fortë nga shpejtësia e madhe e automjetit. Ndërkohë, sapo ka ndodhur aksidenti, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat policore të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit K.Ajoni nga Fushë Kruja, i cili drejtonte makinën me targa greke. Trupi i pajetë i viktimës është shoqëruar për në morgun e spitalit të Lushnjës. Policia thotë se viktima është rreth moshës 25vjeç, ndërsa pritet identifikimi i tij, pasi mendohet të jetë banor i zonës përreth. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në komisariat, deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit. m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›