Lushnje, plagosi me thikë policin, arrestohet 27-vjecari, dy në kërkim
LUSHNJE- Plagosi me thikë efektivin e policisë së Elbasanit dhe dy afërmit e tij, arretohet në flagrancë 27-vjecari.
Burime të policisë bëjnë të ditur se kanë arrestuar Festim Muhametin, i cili në bashkëpunim me dy persona të tjerë ka plagosur me thikë efektivin e policisë kufitare Alban Bali dhe dy të afërmit e tij Destan dhe Clirim Bali.
Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Skilaj të rrethit të Lushnjes, kur një konflikt për motive të dobëta degjeneroi në përdorimin e thikave.
Personat e plagosur u dërguan si pasojë menjëherë në spitalin rajonal të Lushnjes, ku i’u nënshtruan ndërhyrjes kirurgjikale, ndërkohë mësohet se ato ndodhen tashmë jashtë rezikut për jetën.
I arrestuari mësohet se i kishte marrë edhe armën e shërbimit efektivit të policisë. Ndërkaq policia ka shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët Isa Muhameti dhe Sajmir Arapi.
Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej autorëve, Sajmir Arapi policia ka gjetur edhe një armë zjarri pistolete, të cilën e mbante pa leje.
Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që materilaet hetimore do i kalojnë Prokuroprisë së rrethit , për veprat penale te “Plagosjes së rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, “Plagosjes së lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”,
(e.m/BalkanWeb)