Lushnje, qëlluan me automatik, në pranga 2 rinj

Policia e Lushnjes ka arrestuar sot dy të rinj të cilët kanë qëlluar me armë në ajër.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Sokol Kalemi 30 vjeç dhe Mitat Agalliu 28 vjeç pasi në vendin e quajtur "Pushimi i Shoferit" kanë qëlluar me automatik duke krijuar panik tek klientët e një lokali.
Mësohet se nuk ka të plagosur nga të shtënat por ende mbeten të paqarta rrethanat të cilat i kanë çuar dy të rinjtë të qëllonin me armë.
Ndërkohë policia i ka marrë në pyetje dy të rinjtë për të bërë të mundur edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.