E Diel, 1 Nëntor 2026

Mokër, kamioni bie në humnerë, 5 të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Mokër në fshatin Proptishtë ku një kamion me 5 persona në bord ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe 3 ambulanca të cilat kanë dërguar të plagosurit në spitalin e Pogradecit dhe sipas mjekëve 2 nga të aksidentuarit ndodhen në gjendje të rëndë.
 

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i të plagosurve.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e të aksidentuarve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›