E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Prioritetet e METE-s për 2011 rekomandimet e BE

TIRANE- Lëvizja e lirë e mallrave dhe rritja e mbikqyrjes së tregjeve do të jenë dy nga drejtimet kryesore ku do të përqëndrohet puna e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës gjatë këtij viti. Kjo bazuar dhe në rekomandimet që ka bërë vetë BE në progres raportin e vendit tonë.

Ministri i Ekonomise, Ilir Meta ka zhvilluar një takim sot paradite me të gjithë drejtuesit e dikasterit të tij dhe institucioneve në varësi, ku ka prezatuar prioritetet për punën këtë vit.

“Progres raporti ka vlerësuar si mjaft positive përpjekjet që ka bërë Shqipëria për transpozimin e kuadrit rregullator, si psh për akreditimin, metreologjinë dhe standartizimin por njëkohësisht theksohet se mbetet ende shumë për të bërë, për plotësimin e shumë detyrimeve të tjera të rëndësishme të vendit tonë për lëvizjen e lirë të mallrave.”- deklaroi Meta.

Ministri ka theksuar se në fokus do të jenë rekomandimet që ka bërë Bashkimi europian në Progres-Raportin për vendin tonë
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›