Lushnjë, vidhen në mes të ditës 13 milionë lekë
Një grup hajdutësh kanë shfrytëzuar marifetet e filmit të famshëm për fëmijë "Tomka dhe shokët e tij", për të realizuar vjedhjen e 13 milionë lekëve të reja në një fshat të Lushnjës. Hajdutët kanë helmuar qentë që ruanin ndërtesën katërkatëshe ku ndodheshin paratë dhe pastaj kanë vepruar lirshëm.
Ngjarja
Personi i dëmtuar është Agim Gjeka, banor i fshatit Gore të Lushnjës. Ai është president i firmës "Gerosi", e regjistruar si firmë prodhimi dhe tregtimi sallami e produktesh të tjera në Rrethin e Lushnjës. Nga burimet në vendin e ngjarjes mësohet se Agim Gjeka kishte siguruar shtëpinë dhe dyqanin, duke i mbyllur ato dhe kishte shkuar për drekë në Divjakë. "Shkuam në Divjakë për drekën e Pashkës. E mbyllëm fabrikën, dyqanin dhe shtëpinë, si dhe portën kryesore të objektit. Siguruam gjithçka, por nuk lamë rojë, sepse ishte ditë dhe çuam qentë në ruajtje", tregon Agim Gjeka. Ai thotë më tej se kur është kthyer pasdite në shtëpi ka parë se qentë nuk reagonin, ndërsa në të kishin hyrë njerëz. Shtëpia, fabrika dhe dyqani ndodhen në të njëjtën ndërtesë në fshatin Gore, të komunës me të njëjtin emër në Rrethin e Lushnjës, përgjatë autostradës Lushnjë-Fier. Gjeka ka njoftuar Policinë e Lushnjës kur ka parë se mungonte e gjithë shuma e lekëve që kishte vendosur në dhomën e gjumit. Ai tha dje për gazetën "Shqip" se ka një pistë hetimi dhe atë ia ka sugjeruar edhe grupit të hetimit.
Policia
Uniforma të shumta policore të Komisariatit të Lushnjës kanë mundur që mbrëmjen e së dielës të marrin vetëm dëshmitë e familjarëve dhe të të dëmtuarve, ndërsa gjurmët e vendit të ngjarjes i kanë marrë dje si pasojë e ndriçimit të dobët. Bëhet e ditur se policia ka shoqëruar mbi 10 të dyshuar, kryesisht banorë të zonës dhe pritet që të deklarojë zyrtarisht një autor. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, bëhet e ditur se vjedhësit, të cilët dyshohen se janë tre, kanë hyrë nga pjesa e prapme e objektit, andej nga edhe qarkullimi i njerëzve është më i rrallë. Si fillim, ata kanë hyrë në fabrikën e sallamit për të kaluar më pas në dyqan dhe në ambientet e tjera të ndërtesës katërkatëshe, ku edhe jeton familja e Agim Gjekës.
Pistat e hetimit
Policia e Lushnjës konfirmon për "Shqip" se janë dy pista hetimi. Njëra prej tyre është ajo e ndonjë të afërmi, i cili e ka ditur mjaft mirë lëvizjen e të zotit të shtëpisë, si dhe vendndodhjen e shumës së madhe të lekëve. Ndërkohë, që si pistë tjetër hetimi, është zbritja në Lushnjë e një grupi vjedhësish banesash e dyqanesh, të cilët prej kohësh e ushtrojnë aktivitetin e tyre në të gjitha qytetet e vendit. Kjo pistë është më pak e mundshme, por nuk përjashtohet, pasi komunikimi i krerëve të Komisariatit të Lushnjës me krerë të policisë në rrethe fqinj ka treguar zhvendosjen e "bandës së vjedhësve" drejt Jugut të vendit. Firma e sallamit "Gerosi" ka katër vjet që operon në tregun shqiptar. Ajo e ka shpërndarë rrjetin e saj në të gjithë vendin. Agim Gjeka ka qenë emigrant në Itali për shumë vite dhe me paratë që siguroi në emigrim investoi në prodhimin e nënprodukteve të mishit.