Lushnje, vritet për bagëtitë 33-vjeçari

Prona ka qenë shkaku i vrasjes së Ilir Lekës në fshatin Hysgjokaj të Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.00 të ditës së enjte. Sipas policisë e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes mësohet se 33 vjeçari pas një sherri që ka pasur me bashkëfshatarin e tij, Lutfi Sharka ka mbetur i vdekur pasi ky i fundit e ka qëlluar me thikë. Edhe pse është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë ai nuk ka mundur të jetoj për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë uniformat blu kanë nisur hetimin për të sqaruar shkaqet e këtij krimi. Nga verifikimiet si dhe dëshmitë e marra nga banorët e fshatit Hysgjokaj mësohet se motivi i kësaj vrasje ka qenë për tokë. Policia pohon se viktima, babai i tre fëmijëve një natë më parë kishte marre një dele nga bagëtitë e Sharkes, të cilat kishin dëmtuar jonxhen e tij. Ndërsa sot të dy të kishin lënë që të sqaronin këtë mosmarrveshje dhe Sharka kishte shkuar në shtëpinë e Lekës. Por pasi janë zënë dhe janë grinduar me njëri tjetrin më pas Lutfi Sharka ka nxjerr thikën dhe ka qëlluar duke e lënë të vdekur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërsa uniformat blu kanë nisur kërkimin për autorin e dyshuar të kësaj vrasjeje.