Prokurorët e KE-së marrin “ok” për hetime në Gurrës
06/08/2009 Prokuroria e Përgjithshme do të njohë të huajt me hetimet që ka kryer në banesën e Adulla Katucit
Delegacioni i drejtuar nga Dick Marty takoi ministrin e Drejtësisë. Sot takim me Ina Ramën
TIRANE - Dy prokurorë dhe disa përfaqësues të Këshillit të Europës kanë zhvilluar dje një takim në Ministrinë e Drejtësisë, ku kanë kërkuar autorizim për dhënien leje për të kryer disa veprime hetimore në territorin e vendit tonë. Mësohet se përveç kësaj pike delegacioni i KE-së ka kërkuar nga drejtuesit e Ministrisë së Drejtësisë informacione lidhur me hetimet që ka kryer pala shqiptare për rastin e trafikut të organeve njerëzore që dyshohet se është kryer në një banesë që ndodhet ne rrethin e Matit. Në krye të delegacionit evropian ka qenë senatori zviceran Dick Marty, i cili pritet që gjatë ditës së sotshme të zhvillojë një takim me kryeprokuroren Ina Rama. Mësohet se kjo e fundit do të pranojë kërkesën e përfaqësuesve të delegacionit të Këshillit të Europës, që në të ardhmen do të shkojnë në zonën e Gurrës së rrethit të Matit dhe të zhvillojnë veprime hetimore për të faktuar ose jo pretendimet e palës serbe se disa anëtarë të UÇK-së gjatë viteve 1998-1999 kanë kryer trafik organesh. Në përfundim të procesit hetimor konkluzionet dhe faktet që do të dalin prej tij do t’u raportohen anëtarëve të tjerë të Këshillit të Europës, të cilët më pas do të vendosin se cili nga shtetet, pra Kosova apo Serbia, ka të drejtë. Ndërkohë burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme bënë me dije se gjatë takimit që do të zhvillohet sot me delegacionin e KE-së, do t’i prezantohen rezultatet e një procesi inspektimi dhe verifikimi të përbashkët (të kryer që në vitin 2005) që kanë zhvilluar hetues të ardhur nga Haga dhe prokurorë të rrethit të Matit në disa ambiente në zonën e Burrelit. Në përfundim të këtij procesi hetuesit e Hagës së bashku me prokurorët e Matit arritën në konkluzionin se të dhënat që posedonin hetuesit e Hagës për atë që pretendohej se kishte ndodhur në Burrel nuk rezultuan të vërteta.
Libiri i Del Pontes
Ish-kryeprokurorja e Hagës Karla del Ponte në librin e saj shkruan se anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi kapnin robër ose plagosnin ushtarët serbë, i transportonin ata në një banesë që ndodhet midis kufirit Shqipëri-Kosovë. Pikërisht në këtë vend, sipas Del Pontes, ushtarëve u merreshin organet dhe më pas vriteshin. Ndërkohë që përveç autoriteteve serbe shumë pak shtete i besojnë trillimeve të ish-kryeprokurores. Ajo që sjell me shumë habi është se si ka mundësi që një ish-kryeprokurore e Hagës të hedhë akuza të tilla absurde dhe qesharake, kur ekipet e investiguesve të nisur po prej saj nuk kanë konstatuar asnjë provë konkrete, që të vërtetonte pretendimin e Del Pontes. Ndoshta për këtë arsye Zvicra nuk lejoi publikimin e librit të saj, duke i kujtuar Del Pontes të mos merret me këto fantazira, por të kryeje si duhet detyrën e saj si ambasadore e Zvicrës në Argjentinë.
Arben Dyla pas inspektimit:
“Me kujtohet se ishte pranverë 5 shkurt e 2004. Jam informuar nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për të shoqëruar 15 persona nga gjykata e Hagës për prezencën e një burgu të UCK-së në zonën e Matit. I prita, u akomoduan në hotel. Të nesërmen u nisem drejt vendit që kërkonin. Na çuan direkt te kulla e Abdulla Katucit. Ata ishin në dijeni të ekzistencës së saj, pasi kishin aparat satelitor. Shkuam, informova të zotin e shtëpisë për verifikimet, e pyeta nëse kishin shkuar refugjatë nga Kosova apo pjesëtarë të UCK-së, apo dhe ushtarë serbë të zënë rob nga UCK-ja.