E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionistët bëhen me parti

Partia e Pensionistëve të Kosovës (PPK) është partia më e re, e cila i është shtuar skenës politike të Kosovës, e themeluar nga Sali Dragaj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se Partia e Pensionistëve të Kosovës i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe të hënën ka kompletuar kërkesat për regjistrim, të parashtruara nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Vendimi përfundimtar për regjistrim të iniciativës politike do të merret pas përfundimit të periudhës shtatëditore, gjatë së cilës publiku mund t’i shqyrtojë dokumentet e regjistrimit.

Sipas rregullës së KQZ’së nr. 01/2008 për “Regjistrimin dhe veprimin e partive politike në Kosovë”, secili mund ta kundërshtojë kërkesën në bazë të një ose më shumë arsyeve të parashtruara në nenin 5 me dorëzimin e kundërshtimeve me shkrim në Zyrë së bashku me çfarëdo të dhëne apo materiali që mbështet kundërshtimet brenda shtatë ditëve nga shpallja e kërkesës.

Partia e Pensionistëve të Kosovës është themeluar më 10 dhjetor 2009 nga Sahit Dragaj dhe sipas programit të saj angazhohet për organizim efikas të shtetit juridik dhe respektimin e gjitha parimeve demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›