E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushtaku e bind Orebron

Nga Express më 14 shkurt 2011 në ora 14:08

Një gol dhe dy asistime në dy ndeshje. Këto janë statistikat e Kushtrim Lushtakut, i cili bindi udhëheqësit e klubit suedez, Orebro me kualitetin që ka.

Mirëpo, udhëheqësit e Orebros kanë kërkuar kohë, para se të vendosin nëse do ta transferojnë apo jo futbollistin drenicas.

“Lushtaku ka luajtur mirë, por duhet të presim, na nevojitet ende kohë”, deklaroi drejtori sportiv i Orebros, Lennart Sjogren për uebfaqen suedeze, fotbolldirekt.se.

Mbi të gjitha, sulmuesi kosovar ka bindur në ndeshjen miqësore me TPS Turku (3:1).

“Është lojtar interesant. Agil dhe me teknikë të mirë, një lojtar i pjekur. Mirëpo, ai nuk ka luajtur në kampionat qe një kohë të gjatë dhe e ka një histori të lëndimit të mëparshëm. Janë disa gjëra që na bëjnë të mendojmë”, vazhdoi ai.

21-vjeçari, i cili është pjesë e klubit nga Budesliga 2, 1860 Munchen, javë më parë ka bindur edhe Kalmarin, pas provave disaditore, por e ardhmja e tij mund të jetë tek Orebro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›