Reali, optimist për Pepen

Nga Express më 14 shkurt 2011 në ora 18:09
Drejtori i përgjithshëm i Real Madridit, Jorge Valdano, është optimist rreth qëndrimit të qendërmbrojtësit Pepe në Santiago Bernabeu.
Reprezentuesit portugez i skadon kontrata me klubin më 2012 dhe tashmë kanë filluar spekulimet rreth largimit të tij nga gjiganti madrilen, pasi palët ende nuk kanë arritur marrëveshje rreth kontratës së re.
Por, Valdano është optimist se negociatat do të përmbyllen me sukses. “Jemi duke shënuar progres dhe shpresojmë të arrijmë një marrëveshje”, tha Valdano për Canal +.