E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushtaku zëvendëson Ramën

Drenica është detyruar ta gjejë trajnerin e ri, pas problemeve shëndetësore me të cilat u përball Fadil Rama, që së fundmi e kishte marrë detyrën e paraardhësit të tij Bylbyl Sokoli. Klubi kuq e zi të hënën e emëroi Tahir Lushtakun, i cili do ta udhëheqë këtë skuadër sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka konfirmuar kryetarja e Drenicës, Mihane Kadriu – Bekteshi.

“Sot kemi vendosur që ta emërojmë Lushtakun për trajner, pas largimit të Fadil Ramës për shkaqe shëndetësore. Ai nuk e ka ndier veten mirë dhe u tërhoq. Ndërkaq, ne ishim shumë të kënaqur me të, sepse është trajner me licencë. Sidoqoftë, në vend të tij e emëruam Lushtakun, i cili njeriu ideal për ta drejtuar ekipin tonë. Ai nuk është i panjohur, pasi i është gjendur Drenicës edhe në momentet më të vështira”, deklaroi ajo.

Bekteshi në vazhdim paralajmëroi përforcime, të cilat do të arrijnë që nga kjo javë, ngase bisedimet tashmë kanë filluar. Sipas saj, tregu është i lirë dhe kuqezinjtë mund të përforcohen me lojtarë cilësorë. Siç dihet, Lushtaku e kishte drejtuar Drenicën për disa sezone.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›