Reali, 20 milionë euro për Mutu

Sulmuesi i Fiorentinës, rumuni Adrian Mutu, është në fokusin e kampionëve të Spanjës. Sipas portalit iberik sport.es ka nisur tratativa midis Realit të Madridit dhe Fiorentinës për transferimin e Adrian Mutu. Për të përballuar presionin në rritje të Lionit, Dinamos së Moskës, Milanit dhe Mancester Sitit, "merenguesit" kanë vendosur mbi tavolinë një shumë të bukur prej 20 milionë euro për Fiorentinën dhe 5 milionë euro në vit për yllin rumun. Reali i Madridit, sipas as.com, është gati të djegë cdo etapë për të bërë të vetin anglezi Frenk Lampard, duke synuar ta mbyllë cështjen gjatë merkatos dimërore. Një element që është në favorin e Realit, është mungesa e Lampardit në ndeshjet e deritanishme të Ligës së Kampioneve gjatë këtij sezoni. Dëmtimi e ka mbajtur jashtë kompeticioneve europiane futbollistin e Kombëtares angleze dhe mundësia për ta pasur në dispozicion në Ligën e Kampioneve e bën më agresiv në merkato Realin e Madridit. Drejtori sportiv madrilene, Pegrag Mijatovic është duke vëzhguar situatën dhe në dhjetor do të nisë edhe sulmin vendimtar.