Vrasësi me kapuç e nxori armën nga çanta
Dëshmitarët
Nga rrëfimet e dëshmitarëve është bërë e ditur se në lokal në momentin e ngjarjes ndodheshin nëntë persona, kryesisht banorë të lagjes, të cilët kalonin mbrëmjen duke parë ndeshje e vënë baste për to. Ata janë terrorizuar nga gjithçka ka ndodhur në pak çaste. Vrasësi ka hyrë qetësisht në lokal me një kapuç në kokë dhe çantë në dorë nga e cila ka nxjerrë armën automatike dhe ka filluar të qëllojë mbi viktimat dhe më pas është larguar, duke lënë pas vetes gjak dhe lemeri. I larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi vrasësi është ende një i paemër për policinë e qytetit bregdetar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë fiksuar në cilësinë e provës materiale gëzhojat e plumbave të dala nga gryka e automatikut që ktheu në Durrës përmasat e vrasjeve shumëfishe, si ajo e plazhit verën e kaluar ku humbën jetën 4 punonjës policie.
#