Ikin dritat, rritet çmimi i druve dhe gazit
Kukës
Ulja e temperaturave, si dhe reshjet e dendura të dëborës kanë sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike në rajonin e Kukësit. Qyteti, por edhe zona të tjera janë përjetuar kufizime të furnizimit me energji çfarë ka vështirësuar situatën. Sipas filialit të OSSH-së, ulja e ndjeshme e temperaturave i ka detyruar familjarët të përdorin rrymën elektrike për ngrohje gjë që ka sjellë rëndimin e rrjetit dhe dëmtimin e tij. Ndërkaq, ditët e fundit është vënë re rritje e çmimit të druve të zjarrit. Një metër kub dru zjarri është shitur me 35 mijë lekë nga 2 mijë që ka qenë vetëm dy muaj më parë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me gazin e lëngshëm që përdoret për ngrohje. Nga 60 lekë litri që ka qenë tri ditë më parë ai ka shkuar në 75 lekë për litër.
#