E Diel, 1 Nëntor 2026

Verifikimi i dëmeve të përmbytjes mbyllet në dy javë

Shkodër

Komisionet e  verifikimit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytja në zonën e Nënshkodrës vazhdojnë verifikimet në terren. Në ditën e tretë të punë së tyre, sipas njoftimit për mediat të Prefekturës së Shkodrës, nga grupet e verifikimit është bërë e mundur të verifikohen 277 objekte dhe 300 prona të fermerëve. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë punës së grupeve të verifikimit ka rënë në sy bashkëpunimi mjaft i mirë dhe real mes familjeve të dëmtuara dhe grupeve të verifikimit. Me këto ritme pune parashikohet që brenda dy javëve i gjithë verifikimi në zonat e dëmtuara të kryhet plotësisht.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›