Lustracioni dhe dekomunistifikimi
Elsa Ballauri
Çështjet e vështira dhe delikate kanë pasur gjithmonë shumë pak ballafaqime në Shqipëri. Me ballafaqim kuptoj nevojën që duhet të kenë dy ose më shumë palë të interesuara për të trajtuar dhe për t'iu dhënë zgjidhje problemeve të mëdha dhe shqetësuese, që në mënyrë të pashmangshme i ka kaluar çdo komb. Një nga këto çështje është edhe e shumëdiskutuara politikë dhe qëndrim mbi të kaluarën. Përpara pak ditësh disa përfaqësues të organizatave joqeveritare u ftuam për të dhënë opinione në lidhje me një ligj të mundshëm mbi pastërtinë e figurës përpara komisionit të ligjeve të Kuvendit Shqiptar. Unë nuk do të zgjatem për vërejtjen ndaj procedurave të këtij takimi, i cili pretendoi të mblidhte opinione mbi një projektligj që mund të ishte shumë mirë edhe një projekt-ëndërr, për faktin se nuk u paraqit asgjë konkrete për t'u diskutuar. Gjithashtu e marr të mirëqenë faktin që në tryezat e deputetëve do të shfaqet së shpejti një ligj mbi pastërtinë e figurës, i gatshëm për t'u miratuar.
Diskutimi mbi këtë temë është ndofta një ndër më të rëndësishmet në historinë e Shqipërisë. Vetëm kur ky proces të mbarojë me sukses dhe shqiptarët ta ndjejnë se është bërë më e mira, atëherë do të fillojë një erë e re për vendin dhe drejtësia sociale do të fillojë të funksionojë siç duhet.
Ajo për të cilën shqetësohem dhe dua të flas tani, shkon përtej përshtypjeve të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve. Eshtë një brengë dhe peng i hershëm, i cili e humbi shansin e vet për t'u shëruar. Ne përpiqemi tani ta shërojmë të keqen. Nuk është vetëm problemi i kohës, se sa të vonuar jemi dhe sa shumë rrënjë ka zënë sëmundja, por ajo që vihet re është se sa pa zemër dhe pa dëshirë përpiqemi ta shërojmë atë. Jam gjithmonë në anën e teorisë se nëse do të bësh dhe të realizosh diçka me sukses, duhet ta duash atë që bën. Në pastrimin e historisë së këtij vendi, unë nuk shoh asgjëkund dashuri...
Tashmë termi Lustracion është bërë i njohur në Shqipëri. Por kam një bindje se ende nuk është kuptuar siç duhet dhe pak nga padija e pak nga nxitimi, padashje duke ngatërruar termat, ne ngatërrojmë edhe konceptet si dhe veprimet që duhet të ndërmarrim. E them këtë pasi e ndjeva se si u shprehën disa deputetë për këtë fenomen, duke e larguar, madje duke e përjashtuar nga fenomeni i dekomunistifikimit. Trajtimi i të dyja termave dhe marrëdhënia e tyre, është esenciale edhe në hartimin e ligjit që po hartohet. Lustracioni ka dy kuptime, antik dhe modern dhe origjina vjen nga ritualet e lashta greko-romake të purifikimit. Pra, kur qytetet donin të shpëtonin nga sëmundjet, varfëria, qeverisjet e dobëta, nga fatkeqësitë, në këto raste, njerëzit sakrifikonin kafshë për të shpëtuar nga e keqja dhe për t'u pastruar. Si një kuptim antik, ai ishte përbërës i politikës që bënte Roma e vjetër për të purifikuar njerëzit që udhëhiqnin shtetin nëpërmjet proceseve të kontrollit të figurës së tyre. Që këtej, termi u aplikua në kohët moderne, në rënien e regjimeve komuniste (1989-1991) dhe esenca e tij i referohet limitimit të pjesëmarrjes në jetën politike dhe, madje edhe në shërbimet civile të ish-komunistëve, veçanërisht atyre që kanë punuar dhe bashkëpunuar më policinë sekrete. Termi latin i purifikimit është quajtur si një nga konceptet më të rëndësishme në dekomunistizimin e vendeve që kaluan diktaturën.
Nga ana tjetër, dekomunistizimi është një term që nuk kërkon shumë hamendje historike. Nuk bëhet fjalë për teorinë e komunizmit, por për atë që u aplikua dhe që mbajti peng miliona njerëz, nga të cilët duket se shqiptarët e pësuan më keq. Dekomunistifikimi nuk mundi të kryhet në Shqipëri, sepse mungonte tharmi për ta bërë atë, mungonin traditat e demokracisë dhe ekzistenca e shtresës së intelektualëve, ata që mund të realizojnë ndryshime të mëdha. Mungesa e këtij procesi e la Shqipërinë në udhëkryq. Enver Hoxha është akoma Hero i Popullit, sipas ligjit të pashkarkuar të periudhës së tij, në mënyrë qesharake të rinjtë injorantë të Tiranës të manipuluar nga politika, po festojnë çdo vit duke brohoritur festën e Konferencës së Pezës, e cila ende nuk ka kaluar në filtrin profesional të historianëve shqiptarë për rëndësinë dhe vlerat që i ka dhënë vendit. Ndaj komunizmit duhej të ishte mbajtur qëndrimi që u mbajt me denazifikimin që ndodhi në Gjermani menjëherë pas lufte pa pritur kohë dhe duke mbajtur një qëndrim të padiskutueshëm ndaj krimit që ishte kryer në Luftën e Dytë Botërore.
Lustracioni, natyrshëm është i lidhur me dekomunistifikimin dhe nuk e kuptoj dot çudinë e parlamentarëve shqiptarë për këtë. Elementët e psikologjisë komuniste janë ende në krye të mënyrës se si po merremi vesh me njëri-tjetrin, ndërsa nuk ka edhe një rast të vetëm që të kemi pasur dënime të fajtorëve që kanë shkaktuar krimet. Në Gjermani, edhe sot është e ndaluar të flasësh për periudhën e nazizmit me admirim dhe të shfaqësh simpati për rrugët dhe infrastrukturën që ngriti Hitleri. Kjo ndodh sepse drejtësia sociale ka nevojë për të krijuar modelet e saj. Nuk ka një diktature, edhe të mirë, edhe të keqe. Nuk mund t'iu mësosh të rinjve shqiptarë nëpër shkolla se Hoxha ishte një diktator, por nga ana tjetër se ai e donte popullin dhe i dhimbsej ai. Nuk mund të thuash nga njëra anë se ke rehabilituar ish të përndjekurit politikë dhe nga ana tjetër, dhjetëra prej tyre jetojnë ende në ish-kampet e internimit, ose të tjerë kanë mbetur ulokë dhe s'ka asnjë shërbim ndihmës nga shteti. Kjo është mënyra e paekuilibruar dhe hipokrite me të cilën ne kemi marrë përsipër rishikimin e historisë sonë. Natyrisht, me këtë mënyrë, nuk mund të ketë dekomunistifikim, por ama asnjëherë nuk do të ketë lustracion të vërtetë. Lustracioni është, së pari, psikologjik dhe nëse nuk është kryer si një proces pastrimi në mentalitetin e deputetëve shqiptarë, zor se do të kemi ndonjë ligj serioz, i cili do të shërojë plagët e qelbëzuara të së kaluarës.