Paratë e fajdeve, nis punën grupi negociues me Greqinë
Ekstradimi nga Greqia në Shqipëri i Lefter Cenajt, ish-bosit të piramidës "Cenaj", që u kushtoi rreth 60 milionë USD xhepave të 26 mijë shqiptarëve para vitit 1996, pritet të pasohet nga paratë që ai ka lënë në bankat e shtetit fqinj.
Fatos Mahmutaj
Eduard Halimi, Avokati i Shtetit pohoi dje se, tashmë pritet që Ministria e Jashtme të ngrejë grupin e punës që do negociojë me palën greke për rikthimin e parave që Lefter Cenaj dhe Vehbi Alimuçaj transferuan në bankat e fqinjit jugor gjatë dhe para vitit 1997. Sipas Halimit, është çështje ditësh nisja nga puna e këtij grupi ekspertësh. Ndërkohë, mësohet se institucionet shtetërore shqiptare ende nuk kanë një shifër të saktë të shumave të bllokuara në Greqi, pasi autoritetet greke kanë bllokuar disa sasi të hollash, të cilave nuk u dihet prejardhja. Gjithçka në lidhje me këtë pritet ta zbardhë grupi, që do të krijohet me ekspertë të Ministrisë së Financave, ambasadës shqiptare në Athinë, përfaqësues nga administratorët e fajdeve dhe Prokuroria e Përgjithshme, si dhe Ministrisë së Jashtme, e cila është edhe lideri i grupit të punës së bashku me ambasadën.
Ekspertët
Ky grup pritet të ulet në bisedime me palën greke pasi të jenë mbledhur të gjitha shumat e konfiskuara. Nëse palët nuk do bien dakord për rikthimin në Tiranë të parave shqiptare, pritet që ato të fillojnë negociatat në rrugë diplomatike. Pastaj do të ngrihet grupi i ekspertëve nga të dyja palët dhe më pas, nëse dështon edhe kjo, atëherë do të ketë një proces gjyqësor. Burime të tjera pohojnë se, pak muaj më parë nëpërmjet një marrëveshje të arritur me palën greke është vendosur që ata të mbajnë rreth 2 apo 3 për qind të shumës së bllokuar në këtë shtet për të mbuluar shpenzimet procedurale dhe pjesën tjetër, do e kthejnë në Tiranë. Një problem i pazgjidhur mbetet çështja e Apostolis Vavilis, njeriut të shërbimeve sekrete të Kishës Greke, i cili është autor i transportimit të disa shumave në Greqi. Ky aktualisht ndodhet në proces gjyqësor në Athinë për disa vepra, që ka konsumuar në vendin e tij.
Negocimi
Grupi i ekspertëve, i cili do të nisë të funksionojë në ditët në vazhdim, pritet ta fillojë punën me llogaritjen e të gjitha shumave shqiptare të transferuara në Greqi. Vetëm pas kësaj do të flitet për afate dhe kushte me palën greke. Ndërkohë mediat greke kanë sqaruar më parë se, shumat që ish-bosët e piramidave "Vefa" dhe "Cenaj" kanë transferuar në Greqi llogariten në rreth 200 milionë USD. Nëse pala shqiptare që do negociojë në Greqi për problemin e parave të piramidave nuk do të arrijë të bjerë në marrëveshje me palën greke, atëherë e vetmja zgjidhje për problemin pritet të jetë rruga gjyqësore. Avokatia e Shtetit do të jetë institucioni që do përfaqësojë Shqipërinë në këtë proces. Por ndryshe nga kjo, institucionet shqiptare pohojnë se grupi i ekspertëve që do të nisë në shtator negociatat me palën greke, pritet t'i japë zgjidhje këtij problemi pa qenë e nevojshme që çështja të përfundojë para togave të zeza. Aktualisht pala greke ka bllokuar disa shuma, që kanë mbërritur në këtë shtet nga Shqipëria dhe ia ka bërë të ditura këto palës shqiptare.
Pronat e “VEFA” jashtë Shqipërisë
"VEFA Holding", 9.8 milionë USD në Greqi Aksionere me 51 për qind në Aviacionin Civil grek Aksionere në hotelin "Poseidon", Athinë, 3 milionë USD Detyrime të firmës "SATIEM", 8 milionë USD Aksionere në hotel "Niagara", Holandë 550 mijë USD "Photographia", Bolonjë, 4 milionë lekë Silvano Sininski, 44 milionë lekë, Itali Xhankarlo Kancupeli, 230 mijë lekë, Itali "Continental Geniu Com Rice", 200 mijë USD, Itali "Civo Centre", 3 milionë lekë, Itali "Pasco SPK", 64 milionë lekë, Itali "GEV", 4.6 milionë lekë, Itali
Eduard Halimi,iniciatori i negociatave
TIRANE - Pak muaj më parë Avokati i Shtetit, Eduard Halimi, ish-zëvendësministër i Drejtësisë udhëtoi drejt Athinës, ku me porosi të kryeministrit, Sali Berisha, diskutoi me autoritetet greke problemin e parave të piramidave shqiptare, bllokuar në bankat e këtij shteti. Bisedimet e kryesuara nga Halimi i hapën rrugën negociatave, që do të zhvillohen këtë muaj me palën greke, ku këta të fundit paraprakisht kanë rënë dakord që t'i kthejnë paratë duke mbajtur vetëm 2-3 për qind të kësaj shume për të justifikuar shpenzimet procedurale të hetimeve që kanë bërë për këtë çështje. Paraprakisht, autoritetet greke pohojnë se kanë konfiskuar disa shuma që u përkisnin Vehbi Alimuçës dhe Lefter Cenajt, të cilat do të jenë objekti i negociatave që do të zhvillojë grupi i punës këtë muaj, me autoritetet greke në Athinë. Marrëveshja e pritshme do të jetë nisja e punës për rikthimin në Tiranë të parave, që iu grabitën shqiptarëve para vitit 1997 nga ish-bosët e firmave piramidale dhe që më pas një sasi e fshehën jashtë shtetit. f.m
Alimuçaj aksioner në Aviacionin Civil grek
TIRANE - Në një sasi më të vogël sesa vlerat që i përkasin ish-kompanive të tjera piramidale, edhe "VEFA" renditet mes subjekteve, që kanë nxjerrë jashtë Shqipërisë shuma të konsiderueshme parash pasi i kanë mbledhur ato nga kreditorët shqiptarë. Sipas të dhënave zyrtare, ish-bosi i kompanisë "VEFA Holding", Vehbi Alimuçaj, zotëron 51 për qind të aksioneve në Aviacionin Civil të Greqisë. Nga të dhënat zyrtare, mësohet se "VEFA Holding" është pronare e 51 për qind të aksioneve në Aviacionin Civil grek, me një shumë kapitali të vlerësuar në 2.5 milionë dollarë amerikanë të marrë nga arka e ish-kompanisë "VEFA" para vitit 1997 për shpenzime të ndryshme nga subjekti grek. Në listën e pronave të nxjerra jashtë kufijve të Shqipërisë nga "VEFA" dhe drejtuesi i saj, bie në sy pronësia në aksionet e hotelit të njohur dhe luksoz "Poseidon". Në këtë hotel, Alimuçaj është shpallur bashkëpronar me një vlerë kapitali të zotëruar prej tij, që kap shumën e 3 milionë dollarëve. "Kjo shumë përbën detyrime të papaguara nga subjekti grek në adresë të ish-kompanisë "VEFA", të vlerësuara në vlerën e 3 milionë dollarëve", konfirmuan burimet zyrtare për gazetën "Panorama".
Zbulohet menaxherja e “Cenaj” në Athinë
Quhet Eleni Boksa, është shtetase greko-amerikane dhe banon në Luksemburg.
Trazhgim Sokolaj
Shteti shqiptar dyshon se ajo, është personazhi që fshihet pas transferimit të dhjetëra miliona dollarëve që ish-kompania piramidale "Cenaj & Co" mblodhi nga rreth 26 mijë qytetarë e më pas, ilegalisht i transferoi paratë në Greqi. Në Athinë njihet si menaxhere biznesesh, ndërsa nga burimet zyrtare në Tiranë, mësohet se ka qenë partnere e besuar e Lefter Cenajt, ish-bosit të shoqërisë piramidale që mori emrin e tij. Eleni Boska, e shpallur tashmë debitore nga autoritetet shtetërore në Tiranë, është gruaja e cila sipas të dhënave të konfirmuara, ka ndërmjetësuar vendosjen në bankat greke të nivelit të dytë, për të gjitha shumat që Lefter Cenaj transferoi ilegalisht në drejtim të Athinës. Gruaja misterioze, e cila gëzon edhe nënshtetësinë amerikane, dyshohet se ka marrë pjesë edhe në investime të fuqishme që janë bërë në Greqi me paratë e huamarrësve shqiptarë, të cilat jepeshin nga Lefter Cenaj. Për këtë shkak, zyrtarët shqiptarë të angazhuar me çështjen e transferimit të pronave të fajdeve jashtë vendit, e cilësojnë gruan misterioze si "menaxhere" të aseteve që ish-kompania "Cenaj&Co" ka fshehur jashtë Shqipërisë. Emri i saj nuk është bërë asnjëherë publik, megjithëse bashkëpunimi i greko-amerikanes në operacionin e transferimit dhe fshehjes së pronave të "Cenaj&Co" jashtë Shqipërisë, është zbardhur plotësisht. Me një vendim të Grupit Mbikëqyrës të Fajdeve në Tiranë, Eleni Boksa është shpallur debitore e ish-kompanisë "Cenaj&Co" në shumën e 29 milionë lekëve të reja. Kjo shumë, siç mësohet nga burimet zyrtare është vlera e parave që gruaja misterioze dyshohet të ketë përvetësuar nga transfertat e "Cenaj&Co". Sipas një deklarimi të ish-kryeadministratorit të fajdeve, Farudin Arapi, shuma totale e parave që Cenaj transferoi në Greqi në bashkëpunim me persona të tjerë, ka qenë 8.9 milionë dollarë. Një pjesë e mirë e këtyre shumave, me ndihmën e dhënë nga "menaxherja" Eleni Boksa, janë vendosur në banka ndërsa 29 milionë lekë të reja, janë përvetësuar prej menaxheres, e cila ka deklaruar se i ka përdorur paratë për investime në Athinë. Megjithatë, sipas të dhënave zyrtare, shumat që kanë dalë jashtë Shqipërisë nga arka e kompanisë "Cenaj&Co" e tejkalojnë vlerën e aseteve që është deklaruar se ndodhen në Greqi. Me dokumente e të dhëna zyrtare, është provuar se "Cenaj&Co" ka zhvilluar në periudhën dhjetor 1996-janar 1997 një operacion transfertash me "United Overseas Bank" në Gjenevë, ku është depozituar shuma 4.999.700 dojçmarka. Grupi Mbikëqyrës i Fajdeve thotë se, po punohet për kthimin e këtyre shumave në Shqipëri me qëllim shpërndarjen e tyre tek debitorët, por vështirësitë e legjislacionit ndërkombëtar që ndeshen në këtë përpjekje, konsiderohen serioze.
Transfertat e “Cenaj&Co”
8.9 milionë dollarë në Greqi
• Të vendosura në banka të nivelit të dytë në Janinë dhe Athinë
• Të bllokuara nga Prokuroria greke në vitin 2005
29 milionë lekë të reja dërguar për Eleni Boksën
4.999.700 dojçmarka në
"United Overseas Bank", Gjenevë
Kryeprokurori grek: Marrëveshje për miratimin e kthimit të parave
TIRANE - Dhimitrios Linos, Prokurori i Përgjithshëm i Greqisë, ka konfirmuar se të gjitha paratë e fajdeve shqiptare të transferuara ilegalisht në tokën helene janë bllokuar dhe ngrirë në llogari bankare me urdhra të Prokurorisë greke. Pas urdhrave të Prokurorisë greke ka qenë gjykata ajo që është shprehur se, paratë e fajdeve shqiptare duhet të mbahen të bllokuara në cilësinë e provave materiale. Kryeprokurori grek ka thënë se, këto shuma janë bllokuar si produkte të veprës penale, konkretisht të krimit që konsiderohet pastrim parash. Për shkak se janë bllokuar si produkte të veprës penale, Prokuroria greke mund të bëjë veprime me paratë brenda Greqisë, siç mund të jetë për shembull t'i mbajë të bllokuara dhe të mos lejojë tjetërsimin e tyre, por nuk mund të autorizojë transferimin e këtyre shumave në Shqipëri, çka do të përbënte lëvizje ndërkufitare të shumave monetare të bllokuara. Dhimitrios Linos gjatë takimeve me ish-homologun e tij shqiptar, Sollaku në vitin 2004, por edhe më pas, është shprehur se Prokuroria greke nuk mund të autorizojë transferimin e parave të fajdeve nga Greqia në Shqipëri, në rast se më parë qeveritë e dy vendeve nuk nënshkruajnë një marrëveshje në bazë të konventës për produktet e pastrimit të parave, e cila e mundëson një gjë të tillë. Prokuroria greke ka qenë dakord të ndihmojë kthimin e parave të fajdeve nëse qeveritë arrinin një marrëveshje. t.s